Përmbytjet, Prençi: 5-6 familje në Fier evakuim të domosdoshëm. Ndërhyrja vetëm me mjete lundruese dhe nga ajri

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi  ka deklaruar se situata më e vështirë është në komunat në qarkun Fierit dhe të Vlorës.

Prençi tha se e vetmja mundësi për të ndërhyrë është me mjete lundruese dhe nga ajri. Janë 5-6 familje që kërkojnë evakuim të domosdoshëm tha Prençi, ndëra në nurmin 129 të policisë Vlorë dhe Fier ka kërkesa për evakuim.

Ora 08:00 Prençi : Situata më e vështirë në komunat e Vlorës dhe të Fierit

“Pas rënies së errësirës, duke filluar nga Levani deri në Novoselë në fshatra Cervenë, Qarr, Martin të komunës Levan, në fshatrat e komunës Frakull, në fshatrat Fitore, Bishan, Novoselë pothuajse mbizotroi paniku te qytetarët dhe filluan të kërkojnë ndihmë.

Emergjencat civile kanë operuar gjatë gjithë natës, situata  e vëshitrië ishte të unaza e Qarrit në autostradën Levan-Vlorë, pasi thellësia e ujit arrit deri në 2 metër uji. Me problematike ishte në banesat 1 katëshe.

Është operuar gjatë gjithë natës. Në këtë zonë janë evakuuar pas orës 24:00 rreth 35 familje dhe barinj që kanë qenë duke u shërbyer bagtive. Nga errësira e mbrëmshme deri në mëngjes nuk ka pasur rreshje. Pas orës 6:30 të mëngjesit të sotëm shirat kanë filluar dhe situata po përkeqësohet.

Niveli i ujit në Vjosë është ai që ka qenë edhe dje.

Mundësitë për të operuar është vetëm me mjete lundruese dhe nga ajri. Kemi kërkuar ndihmën e helikopterëve sepse janë 5-6 familje që kërkojnë evakuuim të domosdoshëm. Situata është e vështirë, por rrezik për banorët ka vetëm ky rajon.

Në numrat 129 të policisë së Vlorës dhe Fierit vazhdojnë të shkojnë kërkesa për evakuim. Ne përcaktojmë kordinatat dhe shkojmë për të tërhequr këta banorë.

Ka dhe vende shumë vende të vështira, dhe ne kemi aplikuar një kodel tjetër për tu ardhur në ndihmë. I kemi marrë banorët që ndodhen në bansat një katëshe dhe i kemi cuar në katet e treta të banesave për të shmangur rrezikun e jetëve nga uji, pasi në banesat një katëshe uji ka arritur deri në tarraca.”

Përmbytjet në Vlorë një ditë më parë

Në Novoselë rreth 600 banesa u përmbytën, në rrezik janë edhe 2000 të tjera, ndërsa 11 mijë hektarë tokë është plotësisht nën pushtetin e ujit. Në këto zona janë ndërmarrë dhe masa nga pushteti vendor, ndërsa FA kanë  evakuuar 14 familje.

.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri për situatën e krijuar. Drejt Vlorës një ditë më parë u nisën trupa ushtarakë, motobarka, gomone dhe mjete transporti.

Ndërkohë janë angazhuar forcat e policisë së Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH.

Ndërkaq në Fier, mbrëmjen e djeshme 1 shkurt, Lumi Gjanicë  pasi përmbyti rreth 100 banesa dhe dhjetëra biznese, u normalizua duke arritur në nivelet normale të tij.

SHKARKO APP