Përmbytjet rrezikojnë Malin e Zi

Reshje të dendura shiu dhe rrezik për përmbytje të zonës jugore dhe jug-perëndimore, parashikon Mali i Zi gjatë 24 orëve të ardhshme. Shërbimi Meteorologjik në shtetit fqinj parashikon që kryesisht zona përreth liqenit të Shkodrës dhe gjithë bregdeti i Malit të Zi, paraqiten në hartën me të kuqe, që sinjalizon për rrezikshmëri përmbytjesh, transmeton kp.

Vetë shteti malazez ka mobilizuar sektorët e emergjencave civile në të gjitha këto zona, ndërsa sipas institutit hidrometeorologjik të Malit të Zi pritet që reshjet e shiut në zonë jugore dhe jug perëndimore të jenë të dendura ku do arrijnë deri në 80 litra për metër katror në zonën qendrore të Malit të Zi dhe rreth 50 litra për metër katror në zonën jugore.

Zona më problematike paraqitet në hartë rreth liqenit të Shkodrës dhe lumenjve që derdhen në këtë liqen.

Ministria e Brendshme e Malit të Zi paralajmëron mundësinë për evakuim si shkak i përmbytjeve të mundshme.

Erëra të forta dhe reshje të dendura të shiut paralajmërojnë Instituti Meteorologjik në vendin fqinj.

SHKARKO APP