Përmbytjet, Vokshi: Situata nuk zgjidhet me vullnetarë të FRESH-it (FOTO)

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka parë nga afër sot zonat e përmbytura të Vlorës dhe Fierit, ku u takua me qindra banorë të cilët po vuajnë pasoja dramatike të shkaktuar nga reshjet e fundit.

Të dëmtuarit u shprehën se nuk kanë ende një vend ku të strehohen dhe po vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe e ujit të pijshëm. Problem serioz është edhe mungesa e ushqimit për gjënë e gjallë, për ato që kanë mundur të shpëtojnë nga përmbytjet.

Sipas Vokshit në zonat e Novoselës, Urës së Mifolit, Darzezës, Ferrasit, Levanit, u vu re se përpjekjet e strukturave janë të pamjaftueshme. “Shpesh këto përpjekje e struktura mungojnë fare. Banorët kanë nevojë për përgjigje të menjëhershme, pasi gjendja është alarmante. Banorët janë të traumatizuar dhe janë me qindra bagëtitë e mbytura deri më tani ndërkohë që nuk ka asnjë siguri për ditët në vazhdim”, tha Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja Vokshi ripërsëriti kërkesën drejtuar qeverisë për reagim të shpejtë dhe marrjen e masave të menjëhershme për strehim, për ushqim e medikamente, si dhe për ushqim për gjënë e gjallë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me dhjetëra bagëti të mbytura, që është një goditje shumë e rëndë ekonomike për familjet e përmbytura. Ende nuk ka nje strehë për banorët që janë detyruar të lënë shtëpitë. Ka mungesa ushqimi e medikamentesh. Nuk është siguruar ushqim për gjënë e gjallë. Banorët ankohen për mosndërhyrjen e strukturave të shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?