Përmet, asgjësohen rreth 10 mijë rrënjë hashash

Policia e Përmetit ka asgjësuar sot rreth 10 mijë rrënjë hashash. “Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në Njësinë Administrative Petran , Përmet , në vendin e quajtur  “Përroi i Dardhës – Zerec”, u konstatuan dhe u asgjësuan  në gjashtë  parcela të hapura rishtaz  5000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva”,- njoftoi sot Policia e Përmetit.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar pranë këtyre parcelave , u gjetën dhe 5000 bimë të dyshuara narkotike të mbjella në kubik plastik. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?