Përmet, mjekja rikthen shërbimin e munguar
Doktoreshë Joana ka rikthyer një shërbim të munguar prej vitesh në spitalin bashkiak të Përmetit. Pas një eksperience të gjatë si mjeke pediatre në Greqi, doktoreshë Joana Qirollari po ofron shërbim të specializuar në spitalin e Përmetit, falë programit të bonusit që ka vënë në dispozicion qeveria për mjekët që japin shërbim pranë spitaleve ku ka mungesë të specialistëve. Në të gjithë vendin janë 16 mjekë me bonus që sot po ofrojnë shërbim të specializuar në spitalet rajonale dhe bashkiake.
KOHA JONË SONDAZH

