Përmeti unik, qyteti ku në një vit s’kryhet asnjë procedim penal

Nëse doni të jetoni në një qytet ku thuajse nuk ka krim, mos u mendoni dy herë: shkoni në Përmet. Dhe kjo, pasi siç rezulton, pokuroria e qytetit juglindor gjatë vitit 2015 nuk ka regjistruar asnjë procedim penal.

Teksa raporti i Prokurorisë së Përgjithshme zbardh në përqindje numrin e çështjeve penale të regjistruara nga Prokuroritë e Shkallës së Parë në Rrethe, rezulton se numrin më të lartë e ka Prokuroria e Tiranës me 31% të numrit të procedimeve në rang vendi.

Në rang zbritës, ajo ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit me 8% e në vijim nga ajo e Vlorës, Shkodrës dhe Durrësit me 7% të numrit të procedimeve.

E në fund të listës, shfaqet pikërisht Përmeti, qyteti me zero procedime penale në 12 muajt e vitit të kaluar.

 

SHKARKO APP