Përndiqte ish-të dashurën me mesazhe në Facebook, arrestohet 49-vjeçari

 

Një 49-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi përndiqte me anë të mesazheve në Facebook dhe Viber, ish-të dashurën e tij.

I arrestuari është Kristaq gjeçi, banues në Durrës.

Sipas policisë, ai e ka përndjekur për vite me radhë ish-të dashurën e vet, nëpërmjet ngacmimeve në internet.

“Ndalimi i tij u bë për arsye se, me anën e veprimeve të përsëritura gjatë një periudhe disa vjeçare i dyshuari, ka kërcënuar dhe ngacmuar shtetasen me inicialet D.S., nëpërmjet dërgimit të mesazheve elektronike me përmbajtje të paligjshme nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, aplikacionit kompjuterik “Viber”, dhe portaleve në Internet, duke i shkaktuar të dëmtuarës një gjëndje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi dhe frike për sigurinë vetjake me qëllim për t’a detyruar atë të vazhdonte një lidhje të ndërprerë.

Gjithashtu, i ndaluari ka krijuar në mënyrë të paligjshme profile në rrjetet sociale në Internet në emër të të dëmtuarës duke shkelur të drejtat personale dhe të privatësisë së saj”, thuhet në deklaratën e policisë.

SHKARKO APP