Përndoqi dhe kërcënoi bashkëjetuesen, ja çfarë i ndodh 23 vjeçarit
Prokuroria e Sarandës ka urdhëruar ndalimin e një 23-vjeçari, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar bashkëjetuesen e tij.
Sipas një njoftimi të policisë, shtetasi Saimir.A., 23 vjeç, banues në Vanë, Delvinë, u ndalua nga uniformat blu.
Ndaj shtetasit të mësipërm Prokuroria Sarandë ka urdhëruar ndalimin e tij sepse prej disa muaj ky shtetas ka përndjekur dhe kërcënuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen B.H..
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

