Përparësi Tiranë-Ndroq-Plepa, në dy vitet që vijnë do të ndërtohen 13 akse rrugore dhe janë 3 hekurudha

Nga Tiranë-Ndroq-Plepa te rruga e lashtë e karvanit Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë, bashkë me rehabilitim e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar dhe zgjerimin e segmentit ”Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit”. Janë këto disa nga projektet infrastrukturore që pritet të marrin jetë në dy vitet në vijim.

Me një vlerë që tejkalon shumën e 500 milionë eurove, veprat e tjera infrastrukturore që pritet të financohen përfshijnë zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërtimin e Bypass-it të Gjirokastrës në korridorin Adriatiko-Jonian apo aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Deri në fund të vitit 2027 pritet të nisa puna edhe për akset Mamaliaj-Ura e Subashit; Bushtricë-Pika Doganore Poçem-Memaliaj; Muriqan-Balldren, Elbasan-Lekaj dhe Bypass-i i Sarandës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas garantimi të financimit, në dy vitet e ardhme prite të nisë ndërtimi i linjave hekurudhore Durrës-Prishtinë, Rrogozhinë-Pogradec dhe Vorë-Hani i Hotit. Te kjo e fundit pritet përmbylla edhe e elektrifikimit. Brenda këtij viti pritet të nisë puna edhe për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksi rrugor me gjatësi prej 58 kilometrash që lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës pritet të kushtojë mbi 4.1 miliardë lekë. Për lotin e parë të punimeve janë venë në dispozicion pak më shumë se 1.9 miliardë lekë, ndërsa për atë të dytë gati 2.3 miliardë lekë. Akset rrugore, punimet për ndërtimin e së cilave planifikohet të zgjasin mbi dy vite i shërbejnë si qytetarëve shqiptarë, ashtu edhe turistëve të huaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?