Përparim Spahiu: Çdo kryeministër normal do të jepte dorëheqjen që të lejonte vendin të ecte përpara

Prononcimi nga protesta i ish-deputetit te LSI-se Perparim Spahiu

Prononcimi i Përparim Spahiut
Ky njeri duhet ta kuptojë që sa më shumë të rrijë, sa më shumë ta zgjasë aq më shumë njerëz do të ketë në shesh. Një njeri me nivelin minimal të diturive, qoftë edhe politike, duhet ta kuptojë që nuk ka më vend këtu dhe duhet të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo si në 2017-n. Kaq po kërkohet. Në këtë situatë, në këto kushte çdo njeri, çdo kryeministër normal do të jepte dorëheqjen që të lejonte vendin të ecte përpara. Ky është një njeri i mbrapshtë dhe ashtu sikurse është e do në mënyrë të mbrapshtë, nuk e do ndryshe.
Cilat janë pritshmëritë tuaja nga kjo protestë?
Ju e shihni vetë mjaft qartë. Njerëzit janë këtu. Gaz lotsjellës ka, por askush nuk po largohet dhe askush nuk do të largohet, sepse të gjithëve u ka ardhur në majë të hundës, nuk durohet më.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?