Përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë-Milot dhe largohet me shpejtësi, në kërkim autori
Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot. 53-vjeçari me inicialet N.Q, banues në Ishull-Shëngjin, dyshohet se është përplasur nga një automjet.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, duke e lënë në rrugë 53-vjeçarin.
Pasi kanë konstatuar viktimën në anë të rrugës, persona të tjerë kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit, si dhe po punohet për identifikimIN dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

