Djali i kryebashkiakut të Kurbinit përplas makinë e policisë, 4 të plagosur
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ku janë përplasur tre mjete midis tyre, midis të cilëve edhe një makinë policie.
Përplasja ka ndodhur pranë fshatin Gjormë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 qytetarë dhe nje efektiv policie.
Ndërkaq efektivi i policisë është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës.
Shoferi i mjetit civil që përplasi furgonin e policisë në kryqëzimin e Patokut, po lëvizte me shpejtësi të madhe, mësohet se është Klejdi Bardhi, djali i kryebashkiakut të Kurbinit.

vijon…
KOHA JONË SONDAZH

