Përplasen automjetet, 5 të plagosur
Aktualitet E Shtunë, 11 Shtator 2021 09:06
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd gjatë pasdites së sotme. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Nga aksidenti raportohet për 5 të plagosur. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Nuk dihen ende detaje mbi rrethanat e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

