Përplasen dy automjete, humb jetën një person, dy të tjerë përfundojnë te Trauma

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Gramsh.
Mësohet se dy automjete, tip “Opel” dhe “Benz” janë përplasur me njëri-tjetri.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person, rreth 50 vjeç dhe janë plagosur dy persona të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Traumës.

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, shtë përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP