FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasen dy automjete në Lushnje, shoferët përfundojnë në spital

Një aksident u regjistrua mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Dy makina, një tip ‘Volkswagen’ dhe një tip Lancia janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur ‘Stan Karbunarë’. Si pasojë janë plagosur drejtuesit e mjeteve një 47-vjeçar me iniciale A.Gj. dhe një 19-vjeçar me iniciale H.Sh. të cilët u dërguan në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, mjeti tip “Lancia” me drejtues shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin H. Sh., 19 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?