Përplasen dy automjete në Shupenzë, dy persona të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy automjeteve.
KOHA JONË SONDAZH

