Përplasen dy makina në Korçë, plagoset një person

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Dishnicë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesditës së sotme, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.

Mësohet se i lënduari është dërguar për mjekim në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

SHKARKO APP