Përplasen dy makina në Lushnjë, 4 persona të plagosur

Një aksident  i rendë është shënuar sot në Lushnjë, ku pas përplasjes së dy makinave kanë mbetur te plagosur 4 persona.

Policia ka bërë me dije se rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Karbunarës”, Lushnjë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.Ç, 42 vjeç është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Benz” , shtetasit S.Ç, 73 vjeç; M.Ç, 50 vjeçe, E.Ç, 13 vjeç dhe L.Ç, 73 vjeçe si edhe drejtuesi i mjetit “Fiat” bashkë me pasagjerin, shtetasin I.K, 51 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?