FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasen kokë më kokë dy makina në Lushnje, plagosen tre persona

Dy makina raportohet se janë përplasur kokë më kokë në rrugën rurale Lushnje-Fiershegan.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë nisur me urgjencë në drejtim të spitalit.

Mësohet se një mjet tip “Lancia” me targa AA863TY është përplasur me një “Golf” me targa AB220AK. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e një manovre të gabuar të dy drejtuesve, si dhe për shkak se rruga ka pasur prani të ujit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet në lidhje me ngjarjen vijojnë ende.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Përplasen kokë më kokë dy makina në Lushnje, plagosen tre persona

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?