Përplasen makinat në Fushë Krujë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në rrugën nacionale Fushë Krujë–Durrës, në kilometrin e dytë në dalje nga Fushë Kruja.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë tentativa për parakalim nga njëri prej mjeteve, i cili drejtohej nga një femër, por manovra nuk ka rezultuar e suksesshme, duke çuar në përplasjen e dy mjeteve.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesja e automjetit si dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?