Përplaset në Tiranë polici rrugor me motor, përfundon në spital

Ndodh që aksidentet në rrugë të prekin edhe ata që kanë për detyrë të ruajnë rendin dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Një efektiv i qarkullimit rrugor është aksidentuar pasditen e sotme në Tiranë. Sipas të dhënave, punonjësi i policisë ishte duke lëvizur me një motor,  kur një automjet “Taxi”, e ka përplasur atë duke e dëmtuar. Polici është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.  Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së këtij aksidenti, disi të pazakontë, për shkak se u përfshi edhe vetë efektivi rrugor.

SHKARKO APP