Përplaset nga një makinë, humb jetën 60-vjeçari në Durrës

Një 60-vjeçar ka mbetur i vdekur pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik në Durrës.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur në Sallmone ndërsa Shaban Bajko, 60 vjeç është përplasur nga një automjet.

Mësohet se ka qenë vetë drejtuesi i mjetit me iniciale R.D. që e ka dërguar në spital 60-vjeçarin, por për shkak të plagëve të marra ai nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti që i mori jetën 60-vjeçarit.

SHKARKO APP