Përplasi 37-vjeçaren dhe e mori zvarrë, Memollari: Më kapi paniku

“Më kapi paniku pa ditur se po e tërhiqja zvarrë”. Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Andrea Memollari, i riu 20­-vjeçar i cili aksidentoi për vdekje një ditë më parë Dhurata Priftin, nënën e dy fëmijëve të cilët ajo u përpoq të shpëtonte nga makina, por humbi jetën për vete.

Memollari do përballet tani me dy akuza: “aksident me pasojë vdekjen” dhe “largim nga vendi i ngjarjes”.

Por ai është shfajësuar kështu për akuzën e dytë. I zënë në panik është larguar pa ditur se çfarë po bënte, kur rrotat e makinës së tij kishin zënë poshtë gruan e re, shkruan Panorama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pasi e godita në fillim më zuri paniku, pastaj nuk e di cfarë bëra. Nuk mendoja se do i kaloja përsipër”, mësohet të ketë deklaruar Memollari në polici pas arrestimit disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?