Përplasi autobusin me nxënës, përfundon në pranga 36-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë në pranga 4 shtetas në Tiranë për shkelje të ndryshme, nga dhuna në familje tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Është arrestuar L. Z., 30 vjeç pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij. Në Kavajë është arrestuar I. S., 36 vjeç, pasi i jepte makinës në efektin e alkoolit.

Gjithashtu I. T., 27 vjeç u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur kurse D. T., 36 vjeç, u arrestua pasi në Yzberisht, u përplas me një autobus me nxënës shkolle duke rrezikuar jetën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa A. H., 35 vjeç është proceduar penalisht pasi shiste mallra kontrabandë pa prerë faturë tatimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Z., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. S., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  I. T., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur,  D. T., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Yzberisht, duke drejtuar mjetin është përplasur me një mjet autobus që transportonte nxënës shkolle, të cilët pas kontrollit mjekësor janë larguar në banesë. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar proceduan penalisht shtetasin A. H., 35 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin që ky shtetas administron, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallra të dyshuara kontrabandë, pa faturë tatimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?