FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasi makinën eskortë të djalit të Irena Gjokës. Gjobitet polici, i sekuestrohet mjeti

Polici që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Selitë, duke përplasur makinën me të cilën po eskortohej djali i gjyqtares Irena Gjoba, është gjobitur.

Policia rrugore i ka sekuestruar edhe mjetin privat tip “Benz” me targa zviceriane, me të cilin goditi makinën eskortë të familjes së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, e cila po ruhet në masa të shtuara sigurie, pas vendimit që dha pak javë më parë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Heta është efektiv i Policisë Rrugore në Elbasan. Një natë më parë, ai u përplas makinën që drejtohej nga Ardjan Disha dhe që po eskortonte nga Rinasi djalin e Gjokës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dëshmisë së gardistëve, polici udhëtoi pas tyre që nga Rinasi e deri në Selitë, aty ku shkaktoi përplasjen. E paralajmëruam tre herë që të mos hynte në eskortë, thonë gardistët, por efektivi nuk na u bind.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë Heta pretendoi se ishte lagështira në rrugë që e bëri të humbasë kontrollin dhe të rrëshqasë. Ndërkohë vazhdon hetimi dhe janë kërkuar të merren kamerat për të parë çfarë rregullash ka shkelur polici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?