Përplasi me makinë për vdekje një këmbësore dhe u largua, arrestohet 45-vjeçari

Një 45 vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Elbasanit pasi përplasi me makinë për vdekje një këmbësore.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në në lagjen “Shënkoll”.

Viktima 69-vjeçare ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, me automjetin që drejtonte dyshohet ka përplasur shtetasen F. H., 69 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar largua nga vendi i aksidentit”, informoi sot policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?