Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, ndalohet drejtuesi i mjetit
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Librazhd.
Një fëmijë 7-vjeç u përplas për vdekje nga një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale P.B., 61-vjeç.
Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

