FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasi qëllimisht me makinë katër persona në Shkodër, Prokuroria kërkon arrestimin e autorit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër urdhëron ndalimin e shtetasit S.Durrësi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.

Rezulton se, ky shtetas më datë 07.06.2026, pas një konflikt, nën efektin e pijeve alkoolike, ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke ju rrezikuar jetën.

Fillimisht, nga shërbimet e policisë kjo ngjarje është raportuar si aksidentale, por pas veprimeve hetimore të thelluara dhe publikimit në media të videos së ngjarjes të dalë rishtazi, nga Prokurori është urdhëruar ndalimi i shtetasit S. Durrësi, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?