Përplasja e anijeve në Vlorë, policia gjobit pronarin

Policia e Vlorës ka marrë masa ndaj pronarit të anijes turistike që u përplasë dje në Vlorë me një skaf. Sipas njoftimit të policisë është bërë dhe bllokimi i anijes “Black Pearl” për tre ditë.

Njoftimi i policisë Vlorë:

“Më datë 24.07.2016, rreth orës 15:40, është marrë njoftimi se në Karaburun, në vendin e quajtur “Shen Vasil” janë përplasur dy mjete lundruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pasi janë afruar  Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar se:

Swiss Digital Mobile Reklama

Një mjet lundrues, anije turistike me mbishkrimin “Black Pearl” me pronare shretasen L.B., dhe me kapiten N.J., në manovrën që ka bërë në lundrim e sipër, ka dëmtuar një mjet tjetër lundrues, skafin “PAUEN” në pronësi të shtetasit H.P., i cili ka qenë i parkuar, pa persona në bord.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me këtë përplasje, ka rezultuar se fajtore ka qenë anija turistike “Black Pearl”, shkelje për të cilën janë marrë këto masa administrative:

– Për “Mosrespektim të rregullave të lundrimit “, gjobë me 50.000  (pesedhjetë mijë) lekë.

– Për “Mosnjoftim të Policisë Kufitare për daljen në det”, gjobë me 50.000 (pesedhjetë mije) lekë.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin administrativ për 3 ditë, për mbarim të afatit të certifikatës së regjistrit detar dhe është në proces rinovimi për kapacitetin e transportit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?