Përplasja e BKH në Fier, gazetarja Lala: Hetuesit ngritën dronin për të vërejtur dy subjekte

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Fier mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe punonjësve të një biznesi lokal, në pronësi të vëllait të Agron Kapllanajt. Sipas gazetares Klodiana Lala hetuesit kishin shkuar në Fier në kuadër të një operacioni të posaçëm dhe kishin ngritur një dron për të ndjekur nga ajri dy subjekte të dyshuara.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një biznesi në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt. BKH kishte ndaluar në parkimin pranë ambientit dhe kishte filluar veprimet operative, por është përballur me reagimin e një punonjësi të biznesit, i cili u kërkoi llogari për praninë e tyre. Agjentët e BKH-së janë shprehur se po kryenin detyrat e tyre zyrtare dhe se ndodheshin në hapësirë publike.

”Prokurori ka dërguar hetuesit në Fier, në kuadër të një operacioni. Shpesh BKH shpesh vepron dhe fshehtësi. Kanë shkuar në Fier për të bërë këto veprime. Janë ndaluar në pjesën e jashtme të biznesit. Çështja është në hetim. Kur kanë shkuar aty, kanë shkuar te parkimi, kanë ngritur dronin për të vërejtur dy makina, në pamundësi për t’i ndjekur në distancë. Po ndiqnin dy subjekte me dron. Biznesi është në emër të Shkëlqim Kapllanaj. Ka dalë një nga punonjësit e biznesit dhe iu ka thënë se çfarë kërkojnë aty. Punonjësit e BKH kanë thënë se jemi për punët tona. Parkimi është jashtë biznesit dhe është konsideruar pronë publike. Nipat e Z.Kapllanaj kanë debatuar me agjentët e BKH. Këta të fundit pretendojnë se janë qëlluar nga nipat e Agron Kapllanajt. Agjentët e BKH-së janë prezantuar”,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP