Përplasja me armë në Korçë, Policia jep detajet

Policia ka reaguar në lidhje me përplasjen me armë që u regjistrua ditën e sotme në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8.

Burime zyrtare thanë se gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve, shtetasve me inicialet V.Xoxi e K.Xoxi, me shtetasin me inicialet E.B., dyshohet se njëri prej tyre (vëllezërve) ka qëlluar në ajër me pistoletë. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?