Përplasja me PD, Çela: LSI e ndoqi me besnikëri drejt humnerës

Veç përplasjes së brendshme, PD ka nisur tashmë një konfrontim dhe me aleatët, LSI-në. Analisti Genti Çela thotë se LSI-ja e ka ndjekur me besnikëri Partinë Demokratike, por gabimi i Bashës qëndron te djegia e mandateve.

Për të qenë të drejtë, LSI e ka ndjekur me besnikëri Bashën drejt humnerës së vet, nëse Basha nuk do të kishte djegur mandatet nuk do kishim këtë kod zgjedhor, do të ishin të dyja në koalicion dhe jam i bindur se do kishin më shumë deputetë dhe ndoshta do ishin në pushtet. Nuk di marrëveshjet nën tavolinë për 15 deputetë të sigurtë por di që nga fillimi i këtij sesioni parlamentar kanë pasur problemet e tyre që nga mosdakordësimi për të krijuar një grup parlamentar të LSI”.

SHKARKO APP