FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasja me Policinë te Parlamenti, shoqërohet edhe aktivisti Altin Goxhaj! Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Rritet numri i personave të shoqëruar apo ndaluar nga Policia e Shtetit për protestën para Parlamentit ditën e sotme.

Ka shkuar mbi nëntë numri i tyre, teksa më i fundit, siç shihet edhe në foto, është aktivisti Altin Goxhaj.
Ai u pa teksa mbahej nga disa efektivë prej krahësh i prangosur, menjëherë pas përplasjeve mes protestuesve dhe uniformave blu. Goxhaj mbante në fytyrë edhe syze të mëdha mbrojtëse ndaj sprajit për të mbrojtur sytë.

Numri i të shoqëruarve mësohet se është më i lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Policia nuk kurseu sprajin me piper, gazin lotsjellës dhe topat e ujit në drejtim të tyre, teksa protestuesit krijuan barrikada me gardh metalik apo kazanë mbeturinash.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?