Përplasja midis mediave, Alba Malltezi: Po na shantazhon media-mafia

Alba Malltezi, pronarit të A1 Report ka reaguar pas deklaratës së tre televizioneve informative, duke u shprehur se kjo është një aleancë e “kasemogazetarisë” kundër profesionalizimit.

Bashkëshortja e Carlo Bollinos e ka konsideruar deklaratën si një shantazh mafioz ndaj gazetarëve të këtij televizioni.

“Më falni por nuk mund të lë pa komentuar aleancën e kasemogazetarisë kundër profesionalizmit. Sot një shantazh mafioz kundër nesh e gazetarëve tanë të palodhur. Po kështu është kur transparenca, e vërteta dhe ligji nuk njihet nga mediat e alla kasemogazetarisë. Kjo është Aleanca e turpit dhe zilisë që interpretohet me zell nga ish gazetarët tanë”, shkruan Malltezi.

Më pas nëpërmjet një reagimi të dytë, Malltezi shkruan në facebook se politika mban të përzier krimin me mediat dhe prandaj këto media ndihen të qeta për të bërë shantazh në mes të ditës.

“Lajmet tona janë vetëm rezultat i punës së palodhur dhe të mundimshme të gazetarëve tanë. Asnjëherë, askush nuk na ka falur asgje! Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur në asnjë kohë. Është politika ajo që vazhdon të mbajë të përzier krimin me median, trafikun me median, informalitetin me median dhe një pjesë e medias sot ndjehet e qetë të bëjë shantazh në mes të ditës. Politikanë, zyrtarë, vazhdojnë të ushqejnë programe të tëra të medias-mafia e shantazuese duke i dhënë besueshmeri, madje dhe popullaritet me përplasjet e polemikat prej gladiatorësh. Aleanca e kasemogazetarisë është një rrezik real dhe kërcënim për ligjshmërinë në Shqipëri” ka thënë Malltezi.

SHKARKO APP