Përplasja në PD, Hoti e Himçi i kthehen Salianjit: Firmosëm emrin e Shabanit se na e kërkove ti … Po bën lojë me Sara Milen
Debate të forta në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike e cila vijoi prej disa orësh punimet me dyer të mbyllura.
Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate të ashpra mes demokratëve.
Deputetët Blend Himçi dhe Elda Hoti ja thonë në sy Salianjit: “Firmosëm për Endri Shabanin se na e kërkove ti. Na more në telefon dhe na kërkove si nderë që ti japim firmën. Pastaj dole ne TV dhe the dhënia e firmave ishte gabim”.
Madje deputetët kane informuar kryesinë se ish-deputeti Salianji përmes Suel Çelës dhe Sara Miles (PS) po tenton të organizojë takim në Elbasan, duke e shitur si takim me demokratë. /Syri.net/
KOHA JONË SONDAZH

