Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Vendimet tona janë të detyrueshme

Gjykata Kushtetuese ka reaguar për diskutimet publike mbi pagat e magjistratëve, duke rikujtuar se për këtë çështje është shprehur me vendimin nr. 15, datë 17 shkurt 2026. Gjykata thekson se vendimi përcakton standardin kushtetues dhe detyrimet e autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e tij. Ajo rithekson se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme.

Sipas Kushtetueses, mënyra e përllogaritjes dhe ekzekutimit të pagave në administrimin e brendshëm të saj, në varësi të fondeve buxhetore, nuk përcakton efektet juridike të vendimit dhe as detyrimet që burojnë prej tij. Gjykata kërkon që vendimi të lexohet dhe zbatohet në tërësinë e tij, në përputhje me parimet kushtetuese dhe sigurinë juridike.

Deklarata e plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me diskutimet publike për çështjen e pagave të magjistratëve, Gjykata Kushtetuese vlerëson të nevojshme të sqarojë se për këtë çështje është shprehur tashmë me vendimin nr. 15, datë 17.02.2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar standardin kushtetues të zbatueshëm, duke evidentuar njëkohësisht detyrimet që burojnë prej tij për autoritetet përgjegjëse. Arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të Gjykatës për çështjen e shqyrtuar dhe, për rrjedhojë ato duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në të.

Gjykata rithekson se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Respektimi dhe zbatimi i tyre përbën një kërkesë të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe është i lidhur ngushtësisht me parimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike.

Në këtë kuptim, Gjykata sqaron se mënyra e përllogaritjes dhe e ekzekutimit të pagave në administrimin e brendshëm të saj, në varësi të fondeve buxhetore në dispozicion, nuk mund të interpretohet si përcaktuese për efektet juridike të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 dhe as për detyrimet që ky vendim sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?