Përplasja te Kepi i Rodonit, Prokuroria kërkon ”detyrim paraqitje” për Mark Frrokun
”Arrest me burg” kërkon Prokuroria e Durrësit për shoferin e Mark Frrokut, Besnik Toma, i cili dyshoset se qëlloi me armë zjarri ne ajër gjatë konfliktit në Kepin e Rodonit. Ndërsa për 8 të arrestuarit e tjerë mes të cilëve ish-deputetin e PS-së Mark Frroku, organi akuzës ka kërkuar ”detyrim paraqitje”. Seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet nesër në orën 11:50.
Për konfliktin e pronësisë ka reaguar edhe provinca Françeskane. Në një deklaratë për mediat thuhet se tokën e kanë përfituar me një vendim gjykate në vitin 2008, ndërsa thekson se distancohet nga dhuna.
Po ashtu sqarohet se ishte marrë leje dhe ishin vënë në dijeni strukturat që toka në fjalë do të rrethohej nga ana e Provincës Françeskanë. Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” thekson nuk ka përfaqësuese të saj Ana Shtjefnin, pasi kjo e fundit ka pasur një kontratë qiraje me objekt pronën e Kishës, e cila ka përfunduar më 14.04.2023.