Përplasje e trefishtë në Durrës, humb jetën drejtuesi i biçikletës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi 50 vjeçar ndodhi pasditen e kësaj të premte në lagjen 14/1 në Durërs.

Policia në njoftimi ne sazyrtar shprehet se shkak i këtj aksidenti është bërë përplasja e një automjeti me një motor dhe më pas me një biçikletë.

Nga kjo përplasje ka humbur jeten drejtuesi i biçikletës.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP