Përplasje fizike mes demokratëve më 18 dhjetor? Çupi: As në ëndrrën më të keqe

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e cila është në krahun e Bashës në këtë betejë mes tij dhe Berishës, përjashton mundësinë e përplasjes mes demokratëve të shtunën, në kuvendin e dytë të PD-së që do të mbahet më 18 dhjetor.

“As në ëndrrën më të keqe nuk e mendoj një përplasje fizike mes demokratëve. Nëse duhet përplasje idesh, unë i ftoj në kuvendin e 18 dhjetorit. Këto ngjarje të këtyre ditëve janë për të shmangur impaktin e madh që do të ketë Kuvendi i datës 18 dhjetor.

Unë mendoj që çdo demokrat mund të protestojë apo denoncojë ku të dojë, por as në ëndërr nuk mendoj që një që një pjesë e demokratëve të sulmojë një pjesë tjetër të demokratëve. Do të ishte e pafalshme dhe historia do të na dënonte rëndë”, tha Çupi në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?