Përplasje me armë, i plagosuri në Vlorë: Po pija kafe me shokët

Personi që mbeti i plagosur me plumb në këmbë në momentin që nga dy makina qëllohej me breshëri automatiku, është Dajko Cenodemaj, një burrë që po pinte kafe me shokët në një lokal pranë përplasjes së armatosur. Ai ka marrë mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një prononcim për gazetarët, ai tregon atë se çfarë pa me sytë e tij.

“Po pija kafe me tre shokë. Dëgjuam të shtënat përballë nesh. Ne thamë se ishin fishekzjarrë, kur e pamë që ishin armë, qëlloheshin nga të dyja krahët. Edhe nga fuoristrada, edhe ata të tjerët, pastaj po vinin edhe në këmbë disa djem. U futëm të gjithë brenda. Kur u futëm brenda pash gjakun që po më rridhte nga këmbët, aty shoh që kisha marrë plumb në këmbë. Më mori një shokë me makinë me solli në spital”, shprehet Dajko Cenodemaj.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:00 të paradites së sotme. Dy automjete kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrën dhe palët fillimisht janë konfliktuar verbalisht dhe më pas situata ka degjeneruar në përleshje me armë. Ndërkohë, në fshatin Babicë e Vogël, që ndodhet 5 km larg qytetit të Vlorës, policia gjeti një automjet të përfshirë nga flakët. Policia e Vlorës së bashku me FNSH dhe Delta Force ka mbërritur në zonën ku u gjet automjeti i djegur, duke krehur zonën për gjetjen e autorëve të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?