Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë dyshohet se ka mbetur i plagosur një person.
Identiteti i personit të plagosur nuk dihet ende, e po ashtu as gjendja e tij shëndetësore, ndërsa është qëlluar me armë në banesën e tij.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punohet për zbardhjen e saj.
