Përplasje me armë zjarri në Vlorë, deri tani një i plagosur

Një  përplasje më armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, duke terrorizuar sërish banorët e zonës.  Të shtënat me armë janë shënuar në rrugën Transballkanike, ku sipas burimeve të policisë si pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit, ndërsa ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij konflikti. Deri tani  efektivët kanë gjetur një pistoletë në vendin ku ka ndodhur konflikti, por pritet të japin detaje mbi personat që u përfshinë në shkëmbim zjarri, të cilët duket se më pas janë larguar dhe janë shpallur në kërkim. 

SHKARKO APP