Përplasje me thika në Roskovec, sherri nisi në një lokal. I plagosuri është në gjendje të rëndë në spital

Krimi nuk ka të ndalur. Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec. Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Ai është futur në sallë të operacionit dhe po merr ndihmën mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit Roskovecit dhe nuk dihen motivet e krimit. Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorit, në spital ka edhe forca policie.

SHKARKO APP