Përplasje mes shqiptarëve në Selanik, një i plagosur

Një 41-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur, ndërsa dy bashkatdhetar të tij janë arrestuar në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur në qendër te Selanikut ku 41-vjeçari shqiptar është plagosur me thikë në shpatullën e majtë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurin për ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka gjetur thikën si dhe 3 gëzhoja arme zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimi ka zbuluar se autorë ishin dy shqiptarë të tjerë, një 34-vjeçar dhe një 36-vjeçar. Ky i fundit rezulton person në kërkim në Greqi për trafik droge dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas arrestimit të dy autorëve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tyre ku ka gjetur dhe sekuestruar 133.51 gram marijuanë dhe 1 celular.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?