Përplasje në Lazarat, takimi i kandidatit të PD-së “rrethohet” nga policia

Historikisht fushatat elektorale në Shqipëri zhvillohen të tensionuara dhe me probleme. Pa nisur ende mirë fushata elektorale për zgjedhjet vendore, kandidati i PD-së, për bashkinë e Gjirokastrës,  Igli Kokalari, vendosi të takohet me banorët e fshatit Lazarat, aty ku e djathta ka pasur gjithnjë mbështetje të fortë, mirëpo takimi nisi me një “përplasje” të pakuptimtë mes tij dhe policisë që ndodhet në zonë prej kohësh. Prania e forcave të shumta të efektive blu në lokalin ku do të zhvillohej takimi i punës mes strukturave të PD-së, është bërë shqetësues nga ana e kandidatit të djathtë, Kokalari.  Ai e ka cilësuar provokim dhe presion elektoral praninë e policisë dhe pretendoi se një e tillë po ushtrohet nga patrullat e policisë që të mos zhvillohet një fushatë e qetë. Pas operacioneve anti-kanabis në Lazarat, policia vazhdon të jetë e pranishme prej kohësh në atë zonë. Por Kokalari e sheh të panevojshme praninë e tyre, në një kohë kur aksioni ka kohë që ka mbaruar. Mirëpo pas përplasjes, mbi ngjarjen e fundit, ende nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia.

SHKARKO APP