Përplasje në Parlament/ Deputetët e opozitës bllokuan seancën
Përjashtimi i disa deputetëve të PD-së, refuzimi i kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore si dhe bllokimin e reformës zgjedhore janë bërë shkak për përshkallëzimin e seancës parlamentre nga deputetët e opozitës.
Opozita ka zbarkuar sot në Kuvend, duke bllokuar kështu nisjen e seancës plenare. Disa deputetë të opozitës janë futur më herët në sallë, ndërkohë që kanë krijuar kaos në Kuvend, për të bllokuar mbarëvajtjen e seancës, në shenjë kundërshtie.
Madje ata kanë debatuar ashpër me disa deputetë dhe ministra socialistë, të cilët më pas janë larguar nga salla. Pas vendimit të nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj për pezullimin e seancës, socialistët janë larguar, ndërkohë që opozita ka vijuar që të qëndrojë ende në sallë.