FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasje në parlament për koncertin e Kanye West me 11 korrik

Një debat i fortë u zhvillua sot në Kuvend mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe ministrit Blendi Gonxhja, lidhur me koncertin e paralajmëruar të reperit amerikan Kanye West në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi i kërkoi qeverisë të anulonte koncertin, duke argumentuar se artisti është kritikuar ndërkombëtarisht për deklaratat e tij të konsideruara antisemite. Ai akuzoi qeverinë për standarde të dyfishta dhe e sulmoi ministrin me tone të ashpra.

“Na flisni ju për antisemitizëm? Po anuloni koncertin e Kanye West. A nuk i janë anuluar koncertet këtij në vende të ndryshme për shkak të qëndrimeve që mban? Ti je një hajdut i certifikuar. Anuloni ju koncertin dhe pastaj hajde flisni për antisemitizëm!”, deklaroi Bardhi nga foltorja e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Blendi Gonxhja iu përgjigj menjëherë akuzave, duke mbrojtur organizimin e koncertit dhe duke e cilësuar Kanye West një artist me famë botërore, koncertet e të cilit zhvillohen në vende të rëndësishme evropiane dhe më gjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“T’i marrin të keqen Kanye West! Është një superartist që ka performuar në Holandë, ka koncerte në Spanjë, Portugali, ka performuar në Turqi, Gjeorgji, SHBA dhe së shpejti edhe në Shqipëri. Për ata që kanë kundërshtime ndaj këtij koncerti, na vjen keq, por ky do të jetë një nga eventet që e fut Shqipërinë në ligën e destinacioneve ndërkombëtare dhe forcon markën e saj turistike e kulturore”, u shpreh Gonxhja.

Debati u zhvillua në një klimë të tensionuar, ndërsa çështja e koncertit të Kanye West ka nxitur diskutime edhe jashtë Kuvendit, për shkak të polemikave që kanë shoqëruar artistin në vitet e fundit. Nga ana tjetër, qeveria e konsideron organizimin e këtij eventi si një mundësi për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe rritjen e profilit të saj si destinacion për aktivitete të mëdha kulturore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?