Përplasje në protestën para Kryeministrisë mes Adriatik Lapajt dhe policisë

Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillohet protesta e organizuar nga kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Lapaj dhe mbështetësit e tij vendosën disa tenda në trotuarin përballë godinës qeveritare, si simbol qëndrese dhe vazhdimësie të protestës. Pak minuta më pas, në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, të cilat kërkuan heqjen e tendave, duke e konsideruar vendosjen e tyre të paligjshme pa leje.

Ky veprim solli një përplasje verbale dhe fizike të lehtë, ku Lapaj kundërshtoi ndërhyrjen e uniformave blu, duke deklaruar se protesta është paqësore dhe se policia nuk ka të drejtë të pengojë qëndrimin e qytetarëve në hapësirën publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmitarë në vendngjarje raportojnë se situata është tensionuar për disa momente, ndërsa protestuesit janë rreshtuar përpara tendave për të penguar heqjen e tyre. Pavarësisht tensioneve, nuk raportohet për të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka vijuar të qëndrojë në perimetrin e protestës, ndërsa Lapaj ka deklaruar se protesta do të vazhdojë “deri sa qytetarët të reagojnë ndaj padrejtësive dhe krizës së çmimeve”.

Protesta e Adriatik Lapajt është njoftuar të shtrihet në disa ditë, ndërsa nesër pritet dorëzimi i kërkesës për protestë pranë Policisë së Shtetit.

“U kemi bërë thirrje qytetarëve të na sjellin batanije, po vinë. Ne do rrimë këtu. Do rrimë shumë gjatë”- deklaroi Lapaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?