Përplasje tek Parku i Liqenit, lëndohet një polic bashkiak dhe një aktivist

Mesditën e sotme disa aktivistë kanë dalë sërish pranë Parkut të Liqenit Artificial në kryeqytet për të kundërshtuar projektin e Bashkisë për ndërtimin e një këndi lojërash.

Ata paralajmëruan se do të vendosin çadra, duke theksuar se do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës atje. Tentativa për të vendosur çadrat ka shkaktuar përplasje midis tyre dhe policisë.

Policia nuk ka lejuar futjen e çadrave brenda gardhit rrethues, ndaj edhe në këtë moment ka ndodhur përplasja.

Aktivistët të paralajmëruar përmes rrjeteve sociale u mblodhën në vendin ku do të ndërtohet këndi i lojrave. Qëllimi ishte që policeve femra tu jepej lule dhe brenda rrethimit do të ngrinin çadrënjo për grevë urie por për të thënë se ata aktivistë do të zaptnin parkun. Vendosja e çadrës nuk është lejuar nga policia bashkiake duke e konsideruar të paligjshëm veprimin dhe në tentativën për të hedhur çadrën brenda rrethimit ka ndodhur përplasja fizike mes aktivistëve dhe uniformave blu të policisë bashkiake të cilat kanë ndërtuar tre kordonë sigurie në vendin ku do ndërtohet këndi i lojrave” informon nga vendi i ngjarjes gazetarja e Ora News  Manjola Hasa.

Vendosja e çadrës është cilësuar e paligjshme nga policia.

Gjatë protestës, një punonjësi policie dhe një aktivisti i ka rënë të fikët, çka është dashur ndërhyrje e të pranishmëve. Njëri prej protestuesve është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Disa prej aktivistëve janë shoqëruar në komisariat.

“Do të qëndrojmë gjatë gjithë ditës në parkun e liqenit, do hapim çadrat. Ka paqartësi për projektin, nuk ka supervizorë, thirrje për dialog”, thanë ata.

Aktivistët paralajmëruan se nuk do të lejojnë ndërtimin e këndit të lojërave, duke shtuar se nuk ishin vandalë.

protesta te parku

protesta tek liqeni 2

protesta tek liqeni

SHKARKO APP