Përplasje tragjike mes dy skafeve në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari. Një tjetër në gjendje të rëndë
Një përplasje e rëndë mes dy skafeve është regjistruar në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, duke shkaktuar një viktimë dhe një person të plagosur rëndë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 25-vjeçari me inicialet K.Gj, ndërsa U.M ka mbetur i plagosur rëndë. Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, ku vijojnë operacionet për nxjerrjen dhe asistimin e personave të përfshirë.
Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve lundruese.
Ngjarja vjen vetëm një ditë pas një tjetër aksidenti në ujëra. Në Liqenin e Komanit, dy varka turistike u përplasën gjatë transportit të pushuesve drejt Lumit të Shalës. Pesë persona, mes tyre edhe një turist i huaj, mbetën të plagosur lehtë. Shpejtësia e lartë u dyshua paraprakisht si shkak i përplasjes.
KOHA JONË SONDAZH

